Daut Haradinaj merr përkrahje nga ish-kryeministri Agim Çeku 

09 tetor 2021 | 14:11

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka marrë përkrahje edhe nga ish-kryeministri Agim Çeku.

Haradinaj ka bërë me dije se mbështetja vazhdon edhe nga shumë personalitete të tjera me rëndësi.

“I nderuar me përkrahjen ish – kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si dhe shumë personaliteteve me rëndësi. Të vendosur për të bërë ndryshimin e madh në kryeqytet”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri…