Daut Haradinaj nderon të rënët e Hoqës së Vogël
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse dikush nuk e di të kaluarën tonë do të ishte mirë të vijë në Hoqë dhe t’i shoh krimet që i ka bërë regjimi serb.
Në ceremoninë e organizuar për t’i nderuar të rënët e këtij fshati, ai ka deklaruar se Hoqa ka vlera të mëdha sepse i ka dhënë Kosovës dhjetëra dëshmorë e martirë.
“Hoqa e Vogël e Rahovecit, një fshat jo shumë i madh por i vlerave të mëdha. Fshati që jepi 10 dëshmorë e dhjetëra martirë, sot me krenari i nderon të rënët. Nëse dikush nuk e din të kaluarën tonë, do të ishte mirë të vijnë në Hoqë dhe t’i shohin krimet mbi fëmijët e këtij fshati që i bëri regjimi serb. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Hoqës së Vogël dhe gjithë atyre që dhanë jetën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/