Daut Haradinaj: Në arkivat e UÇK-së është vetëm e vërteta e luftës çlirimtare
17 korrik 2020
| 22:28
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se UÇK-ja është transparente dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
Ai ka thënë se në arkivat e UÇK-së është vetëm e vërteta e luftës çlirimtare.
“UÇK është transparente dhe s’ka çka mshefë në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare. Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror millosheviqian”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)