Daut Haradinaj në Baranin e Pejës: Zonë për zonë jemi dëshmitarë të Kosovës Fituese

01 shkurt 2025 | 22:48

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur sonte nga shumë qytetarë në Lugun e Baranit të Pejës.

Daut Haradinaj ka thënë se burrat e gratë e këtij vendi janë dëshmuar ndër dekada para e pas luftës se sa me zell punojnë për atdheun e tyre.

“Nga Lugu i Baranit të Pejës nuk është hera parë që marrim hov nga këtu, edhe në ditët më të përgjakshme shpesh i kemi ra këndej për të arritur aty ku deshtëm, në Kosovën e lirë. Burrat e gratë e këtij vendi janë dëshmuar ndër dekada para e pas luftës se sa me zell punojnë për atdheun e tyre. Sonte bashkë jemi përsëri, tash për një qëllim madhor të radhës, për t’ja kthyer dinjitetin kësaj ane dhe Kosovës në total. Kështu, zonë për zonë, veç e veç, për të përçuar mesazhin se si do të fitojë Kosova dhe për t’i dëgjuar ata që e bëjnë Kosovën-qytetarët e saj të jashtëzakonshëm”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se historia e shkruar nga fundshekulli i kaluar e deri tash, ka vulën e Pejës me fshatra gjithandej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka NLB ka vendosur që ta rrisë provizionin e këmbimit…