Daut Haradinaj në përkrahje të protestës së nesërme: Në koordinim me veteranët

14 korrik 2023 | 16:24

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shpërndarë ftesën për protestën e lajmëruar për nesër (e shtunë) në ora 18:00 kundër koordinimit të qeverisë Kurti me Milan Radojçiqin.

Haradinaj në mbi e kësaj ftese të shpërndarë në “Facebook” ka shkruar: “Në koordinim me veteranë” duke aluduar në përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta “Nacionalja” ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet teksa koordinohet me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe përmes tij me Milan Radojçiqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e…