Daut Haradinaj: Në Prekaz filloi çlirimi i Kosovës
04 shtator 2019
| 14:15
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast ai ka thënë se në Prekaz ka filluar çlirimi i Kosovës. Haradinaj ka deklaruar se familja Jashari ka pasur vetëdijen e lartë kombëtare deri në flijim.“Aty ku ja filloi çlirimi i Kosovës. Ata e kishin dijen dhe vetëdijen e lartë kombëtare deri në flijim. Përjetësisht respekt heronjve tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”./Epoka e re/