Daut Haradinaj në Zvicër: Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet

14 dhjetor 2024 | 21:45

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet.

Daut Haradinaj është mirëpritur nga shumë bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në Zvicër.

“Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet dhe po fiton terren si zgjidhja më e besueshme dhe e sigurtë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka të qartë se mërgata nuk është thjesht pjesë e së shkuarës, por një shtyllë e palëkundur edhe për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ne i duhemi njëri tjetrit si dikur për ta bërë Kosovën Fituese.

“Një falënderim i veçantë për Kryetarin e sapozgjedhur të Nëndegës në Thurgau, kryetarit Valon Maksutaj, Nënkryetarit Përparim Zenuni, Sekretarit Nikollë Mulaj

Ne i duhemi njëri tjetrit, si atëherë, si tash, si në të ardhmen për ta bërë Kosovën Fituese”, është shprehur Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë…