Daut Haradinaj nuk është ndaluar në Vjenë, lajmi është i pavërtetë
18 korrik 2019
| 15:48
Para pak çastesh u publikua lajmi se kinse deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është ndaluar sot në Vjenë në autoritetet austriake.
Sipas këtyre raportimeve, Haradinaj është ndaluar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar.
Mirëpo, bashkëpunëtori i afërt i Haradinajt, Shpëtim Selmanaj ka konfirmuar për “Ballkani.info” se deputeti Haradinaj nuk është ndaluar e as arrestuar nga autoritetet austriake.
“Jo, lajmi nuk është i vërtetë. Daut Haradinaj as nuk është ndaluar e as nuk është arrestuar”, ka thënë Selmanaj.