Daut Haradinaj për veriun: Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka reaguar rreth situatës në veri.
Ai ka theksuar se provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish-regjimit që sot janë liderë të Serbisë.
“Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë”.
“Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit. Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.