
Daut Haradinaj për zgjedhjet lokale: Jemi të sigurt në suksesin e 17 tetorit
30 qershor 2021
| 11:44
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se i ka hyrë kësaj gare për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese në kryeqytet.
“Me ekipin që e kemi, programin dhe projektet kapitale, e mbi të gjitha me vullnetin e madh që e ka Prishtina për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese, jemi të sigurt në suksesin e 17 tetorit të këtij viti. Suksese e na priftë e mbara!”, ka shkruar Daut Haradinaj.