Daut Haradinaj përkujton dëshmorët e Baballoqit

21 prill 2019 | 16:05

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar dhjetëra dëshmorë të fshatit Baballoq të komunës së Deçanit, të cilët kanë rënë heroikisht në vijën e frontit.

Haradinaj ka thënë se 21 vjet më parë në Baballoq po luftohej për jetë a vdekje dhe sipas tij, kjo ishte edhe përballja e parë e UÇK-së me forcat serbe në vijën frontale.

“Para 21 vitesh në fshatin Baballoq po luftohej për jetë a vdekje. Kjo ishte edhe përballja e parë e UÇK-së, me forcat serbe në vijën frontale. Kjo përballje kishte edhe sakrificën e vet. Sot ky fshat historik mbanë në gjirin e vet me dhjetëra dëshmorë e shumë të plagosur, për të cilët gjithmonë jemi krenarë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ende synon ta përfundojë sezonin në pozitën e…