Daut Haradinaj përkujton të dëshmorët e familjes së Markalleshëve
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e familjes së Markalleshëve.
Haradinaj ka thënë se heroizmi i kësaj familje, Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi bashkë me Gegën e Tomen e bacën Zef me 29 Mars 1999, u bë mur i pathyeshëm kundër agresorit.
“Familja e Markalleshëve u be cak i Serbisë menjëherë pas Gllogjanit të 24 Marsit. Kjo betejë ishte lajmëtar se zgjerimi i frontit në tërë Kosovën ishte i pa ndalshëm. Heroizmi i kësaj familje, Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi bashkë me Gegën e Tomen e bacën Zef me 29 Mars 1999, u bë murë i pathyeshëm kundër agresorit. Ranë dëshmorë në Rogovë të Hasit, sakrificë e cila ndezi dhe frymëzoi UÇK-në anembanë, për të vazhduar deri në ditën e çlirimit të Kosovës! Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.