Daut Haradinaj: Plaçkitjet që po ndodhin në Kosovë, shqetësuese

03 dhjetor 2018 | 15:58

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni do të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa lidhur me plaçkitjet që janë duke ndodhur në Kosovë.

“Sot u mbajt takimi i radhës i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas miratimit të raportit final të projektligjeve të FSK-së, ngrita edhe një temë shqetësuese që po e alarmon çdo ditë e më shumë opinionin e gjerë: Plaçkitjeve që po ndodhin çdo ditë në territorin e Kosovës dhe që po e terrorizojnë qytetarin e Kosovës. Kërkova nga kryetari i komisionit që në mbledhjen e radhës ku do të jetë i ftuar ministri të na jap një raport të detajuar me shkrim rreth kontrollit të substancave narkotike se çfarë masash kanë ndërmarrë si ministri për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/photos/a.1562969843756138/1906430942743358/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar…