Daut Haradinaj: Po krijojmë ushtri me standarde të NATO-s
08 dhjetor 2018
| 20:42
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës e ka të garantuar buxhetin.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova po krijon ushtri të shekullit 21 me standarde të NATO-s.
“Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare. Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj t’ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar. Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATO-s. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA”, ka shkruar Daut Haradinaj.
https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/1913261238726995/