Daut Haradinaj: Policët i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët në rastin e Gjuriqit dhe asgjë më shumë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se hetimi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ndaj policëve që e kanë kryer detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.
Ai ka thënë se policët nuk kanë përdorë as më të voglën forcë dhe se ka pasur veprim racional konform situatës.
Haradinaj ka kërkuar që ky rast të mbyllet si dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat që e kanë kryer detyrën me nder.
“Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/