
Daut Haradinaj prezanton kandidatin e radhës për asamblist në Komunën e Prishtinës
01 korrik 2021
| 20:39
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për asambleist në kryeqytet.
Bëhet fjalë për Dren Shahinin, i cili sipas Haradinajt do jetë zëri i qytetarisë aktive në Prishtinë, e në veçanti i lagjes Mati, raporton Periskopi.
“Dreni nga tash e tutje aktivitetin e tij në interes të qytetarëve të Prishtinës do ta bëjë përmes Kuvendit Komunal. Me këtë vullnet e qasje, Dreni fitoren e ka të sigurtë. Na priftë e mbara Dren!”, ka shkruar Haradinaj.