Daut Haradinaj prezanton një nga kandidatët e AAK-së për deputet
03 janar 2021
| 21:09
Edhe pse data e zgjedhjeve të përgjithshme në vend nuk është bërë e ditur, partitë tashmë kanë filluar fushatën zgjedhore.
Madje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zbuluar edhe një emër të ri, kandidat për deputet nga kjo parti.
Sami Cacaj është kandidat për deputet në listën e AAK-së, për zgjedhjet e përgjithshme, transmeton lajmi.net.
Daut Haradinaj nga kjo parti tha se Cacaj është familjar i dëshmorit Nagip Cacaj.
Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:
Sami Cacaj, njëri ndër njerëzit më meritor të luftës dhe paqes, familje e nderuar e dëshmorit Nagip Cacaj.
Kandidatura për deputet e Sami Cacajt është vlerë e shtuar për AAK-në.
Na priftë e mbara Sami!.