Daut Haradinaj prezanton sloganin për Prishtinën
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë̈ garën për kryeqytetin.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar disa dizajne me të cilat do të identifikohet Prishtina si “shtëpi e të gjithëve”.
“Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do ta identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore.
Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë
Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë
Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë.
Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve.
Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës.
Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne – #eparaPrishtina, andaj për ta rritë madhështinë e Prishtinës me fitore, na shkoftë #punamarë!