Daut Haradinaj: Rama po mban qëndrim dinjitoz, Kurti po rrëshqet
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministrin Edi Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira me Serbinë në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.
“Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën. I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm. Amerikë kemi nevojë për ju! Ne jemi 100 për qind pro”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.