Daut Haradinaj reagon për largimin e nxënëses me simbole kombëtare: Nuk duhet të kalojë në heshtje

27 nëntor 2024 | 17:59

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas një rasti kur një nxënëse largohet nga ora e mësimit pasi ajo ka qenë me simbole kombëtare.

Haradinaj përmes një reagimi ka thënë se ky rast nuk duhet të kalohet në heshtje.

“Largimi nga ora e nxënëses me simbole kombëtare nuk duhet të kalojë në heshtje. Ngjyrat kuq e zi paraqesin ngjyrën e sakrificës shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, prandaj veprime të tilla duhet urgjentisht të sanksionohen. E sa për arsyet fetare, vetëm sot pashë dhjetëra xhamia me flamuj kombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin…