Daut Haradinaj: S’besoj se Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, aq më pak nënën time
16 prill 2020
| 21:40
Deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nuk beson që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, e veçmas jo nënën e tij.
“Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaratën e saj në televizion. “Aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri. Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj.