Daut Haradinaj: Se sa veteranë ka pasur UÇK-ja, përgjigjen e keni te gjeneralët e Serbisë, të cilët i turpëruam

24 gusht 2018 | 13:44

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka dhënë një mendim sa i përket debatit për numrin e veteranëve të UÇK-së.

Ai në një deklaratë të shkurtër për gazetën “Epoka e re” ka thënë se numrin e veteranëve të UÇK-së, me theks të veçantë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” kushdo që ka dëshirë për ta mësuar, mund të marrë përgjigje nga gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët siç thotë ai kanë turpëruar në Deçan.

“Se sa veteranë i kishte Dukagjini dhe me theks të veçantë Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’, përgjigjen mundeni për ta marrë tek gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre që i kemi turpëruar në Deçan. Jam krenar me ushtarët e kësaj brigade që e dhanë maksimumin për liri. Të njëjtit janë të gatshëm gjithmonë”, ka thënë Daut Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se 46 aksidente të…