Daut Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Arifaj në Ratish të Deçanit
17 tetor 2020
| 11:27
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në familjen Arifaj në Ratish të Deçanit, e cila humbi në një aksident tragjikë në Gjermani dy djem.
“Një ngjarje tragjike që tronditi botën shqiptare e më gjërë ishte aksidenti tragjik ku humbën jetën dy engjuj të familjes Arifaj, nga Ratishi i Deçanit. Sot ishim për ngushëllim dhe solidarizim tek familja që, dhe përkundër dhimbjes së madhe, gjejnë forcë për të pritur e përcjellur qindra qytetarë që po vazhdojnë të shkojnë për ngushëllime”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj.