Daut Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e dy zyrtarëve të PDK-së: “Në këto kohë të vështira na duhet pajtim”
09 shtator 2021
| 10:01
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.
Haradinaj në shkrimn e tij thotë se në këto kohë të vështira na duhet pajtim.
“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komune të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve” shkruan Haradinaj në Facebook.