Daut Haradinaj: Ta ndihmojmë luftëtarin e madh të Dukagjinit
27 qershor 2018
| 14:54
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Halim Tolaj i cili është i sëmurë.
Deputeti i AAK-së, pas vizitës që i bëri bashkëluftëtarit të tij ka kërkuar nga qytetarët ta ndihmojë Tolajn që të shërohet.
“Të nderuar miq, Miku dhe bashkëluftëtari im Halim Tolaj sot ka nevojë për neve.
Ta ndihmojmë luftëtarin e madh të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndërkohë qytetarët të shumtë janë mobilizuar që t’i ndihmojë Tolajt i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë për trajtimin e së cilës i nevojitet të udhëtojë jashtë vendit.