Daut Haradinaj takon ‘Mixhën’ e UÇK-së

05 shkurt 2021 | 14:34

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj e ka takuar bashkëluftëtarin e vet, Qerim Berishën, i njohur si komandant “Mixha”.

“Mixha” në luftën e fundit ishte komandant i fshatit Ruhot të Komunës së Pejës dhe kontributi i tij dhe familjes së gjerë Berisha në çlirimin e vendit ka qenë jashtëzakonisht i madhe.

Daut Haradinaj, por edhe ish-komandanti i UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj vazhdojnë të ruajnë respektin për komandant “Mixhën”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj, ka…