Daut Haradinaj thotë se objekti i Muzeut Etnologjik të Kosovës meriton trajtim të veçantë

03 tetor 2021 | 14:22

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se njëra ndër vlerat më të çmuara historike është edhe Muzeu Etnologjik i Kosovës.

“Stërzgjatja e restaurimit të këtij objekti e ka rrezikuar shumë, duke rrezikuar edhe të shembet.
Ky objekt meriton trajtim të veçantë, pasi gërshetohet historia dhe vlerat tona. E njëjti duhet të kthehet në mundësi për promovim të turizmit”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal…