Daut Haradinaj u bënë thirrje veteranëve të luftës të protestojnë paqësisht

26 shtator 2018 | 12:07

“Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve, besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër”, ka shkruar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka ftuar veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht.

“Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së. Po ashtu,  ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj.

Protesta e veteranëve do të mbahet te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontingjenti i KFOR-it gjerman i ka dhuruar sot Forcës së…