Daut Haradinaj: Urime Aleancë!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj që njërit është edhe ka uruar për 20-vjetorin e themelimit të Aleancës, të gjithë qytetarët e Deçanit dhe simpatizantët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë AAK-së.
Sipas kryetarit të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, AAK-ja ka mbetur një shtyllë serioze në shtetndërtimin e Kosovës, ani pse liderit të parisë shpeshherë iu bën padrejtësi nga drejtësia ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:
Sot AAK shënon 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast dëshiroj që, si kryetar i Degës në Deçan, t’i uroj të gjithë qytetarët e Deçanit që e mbështesin AAK-në dhe e nxjerrin fituese pothuajse për 20 vite me radhë.
Edhe përkundër padrejtësive që iu bënë kreut të forcës sonë politike nga drejtësia ndërkombëtare, AAK në nivel nacional ishte dhe mbeti shtyllë serioze në shtetndërtimin e Kosovës.
Në pamundësi fizike për t’i falënderuar aktivistët dhe votuesit e AAK-së, nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj t’i falënderoj një për një, në Kosovë dhe kudo që ata gjinden në botë!
/Epoka e re/