Daut Haradinaj uron çlirimtarët në Hagë: Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia
12 qershor 2024
| 16:35
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që përballen në Hagë,.
Daut Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia.
“Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima”, ka thënë Haradinaj.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi gjenden në parburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Po ashtu në Hagë gjenden edhe disa nga ish-eprorët e UÇK-së.