Daut Haradinaj uron Donikën për rikthimin në AAK
14 mars 2018
| 17:01
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka uruar deputeten Donika Kadaj-Bujupi për rikthimin në këtë parti.
Haradinaj gjatë debatit parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj, ka marrë fjalën vetëm për të uruar Kadaj-Bujupi.
“Desha për t’ia uruar Donika Kadaj rikthimin në AAK”, ka thënë Haradinaj.
Donika Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK pas qëndrimit disa muajsh në Lëvizjen Vetëvendosje.