![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/daut-haradinaj.jpg)
Daut Haradinaj uron muajin e shenjtë të Ramazanit
12 prill 2021
| 13:03
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka uruar të gjithë besimtarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj ka uruar që në këtë muaj të shenjtë të mbretërojë akoma më shumë ndjenja e humanizmit, dashuria e solidariteti në çdo familje, duke iu uruar të gjithëve agjërim sa më të lehtë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
besimtarë të besimit islam.
Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që simbolizon mëshirë, sakrificë, solidaritet, paqe e begati.
Uroj që në këtë muaj të mbreterojë akoma më shumë ndjenja e humanizmit, solidariteti e dashuria në çdo familje.
Agjerim të lehtë!