Daut Haradinaj: Ushtria jonë do të jetë aleate e fuqishme e NATO-s
Tri Projektligjet për FSK-në kanë marrë sot miratimin e anëtarëve të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Deputeti i AAK-së, i cili është edhe anëtar i këtij komisioni, Daut Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë votim nga ana e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Votimi i tri projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosova po shkon edhe një hap tutje në kompletimin e saj kushtetues.
“Ushtria jonë do të jetë aleate e fuqishme e NATO-s, në krye me SHBA-në. Do garantojë paqe në rajon dhe do të jetë e gatshme për të shërbyer krahë për krahë me aleatët tonë”, ka shkruar deputeti Haradinaj.
/Epoka e re/