Daut Haradinaj: Vitet kalojnë, por emocionet janë të njëjta kur ndodhem përballë familjeve të dëshmorëve

26 dhjetor 2020 | 15:03

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka marrë pjesë në drekën e fundvitit me familjet më meritore të Komunës së Deçanit, traditë kjo që vazhdon tani e sa vite.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se pavarësisht viteve, kur ndodhet përballë këtyre familjeve emocionet janë të njëjta.

“Sot vazhduam traditën shumëvjeçare në drekën e fundvitit me familjet më meritore të Deçanit. Familjet e dëshmorëve që i dhanë vendit tonë më të shtrenjtit, djemtë dhe vashat e tyre. Edhe pse pas shumë vitesh, emocionet mbesin të njëjtat kur ndodhem përballë tyre”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 3 vjetorit të gjigantit të derivative Shell…