Daut Haradinaj viziton ekspozitën e Rexhep Selimit

29 nëntor 2022 | 16:23

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka parë nga afër ekspozitën e pikturave të punuara në burgun e Hagës nga bashkëluftëtari i tij i orëve të para të lirisë, Rexhep Selimi.

Haradinaj ka shkruar se shpreson që 10-shi i UÇK-së do të festojë së shpejti i lirë bashkë me popullin shqiptar.

“Shpresoj që 10-shi i UÇK-së të festojë shpejt i lirë e bashkë me popullin shqiptar që i kushtoi gjithë jetën! Për disa kjo sakrificë nuk po merr fund kurrë por e vërteta e luftës sonë do dëshmohet me pafajësinë e krerëve të UÇK-së. Urime ju miqtë e mi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë…