Daut Haradinaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në kryeqytet

30 janar 2025 | 13:43

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz Xhigoli, Sekretarin Behar Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga emrat më të respektuar të mjekësisë në Kosovë,…