Daut Haradinaj viziton nënën e dëshmorit Luan Qerimaj
24 prill 2023
| 14:19
Daut Haradinaj, ish-komandanti i Brigadës “Jusuf Gërvalla” dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës e ka vizituar nënën e dëshmorit Luan Qerimaj.
Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se Kosova e ka të ardhmen e sigurt me familjet e forta siç është ajo Qerimaj.
“Një vizitë tek nëna e dëshmorit Luan Qerimaj, luftëtarit që u rrit në uniformën e UÇK-së dhe u bë shembull i djalërisë shqiptare. Kur takon njerëz të fortë e fisnik, e kupton se ky shtet të ardhmen e ka të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.