Daut Haradinaj: Zbatimi i Ligjit për kryeqytetin është zgjidhje për shumë probleme
21 shtator 2021
| 20:59
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në televizionin ATV ka thënë se zbatimi i Ligjit për kryeqytetin është zgjidhje për tejkalimin e shumë problemeve në Prishtinë.
Haradinaj duke folur për krijimin e Policisë së kryeqytetit ka thënë se me marrjen e mandatit të kryetarit të komunës, pas zbatimit të këtij ligji, njëra ndër çështjet të cilat do t’i implementojë do të jetë krijimi i Policisë së kryeqytetit.