Daut Haradinaj zbulon se a do të garojë për kryetar të AAK-së

13 janar 2020 | 23:00

Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.

Në Zona B të Klan Kosova, Daut Haradinaj, ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme në media u raportua për lidhjen e…