Dautaj: Do ta sjelli qytetarinë amerikane në Kuvendin e Kosovës
Intervistë e posaçme me kandidatin nga SHBA, për zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë, Arben Dautaj (#79)
Intervistoi: Beqir Sina
“Si njëri nga shqiptarët e Amerikës, kontribues të Lirisë e Pavarësisë së vendit, Partia Demokratike e Kosovës, ma ka mundësuar të garojë në këto zgjedhje, për të cilën kërkojë mbështetjen e shqiptarëve anë/këndë botës. Diaspora, është dhe mbetet një prej aseteve më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, dhe partneriteti me SHBA, duhet të jetë i përherëshëm dhe i përjetëshëm.” Ka thënë ndër tjera në këtë intervistë kandidati për deputet i Diasporës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Dautaj.
Arben Dautaj, i njohur në diasporë me emrin Arben D. Krasniqi, emër i njohur në diasporë, për më shumë se katër dekada. Pikërishtë, atëhere kur ish studenti i Universitetit të Prishtinës, i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (Frengjishtes) pas mori pjesë në demostratat e 1981, u largua nga Kosova, për në SHBA, duke u marr me veprimtari të thuktë politike, pa u ndarë nga muzika dhe biznes.
Arbeni (Benny) i lindur në Shkabaj të Gllanasellës (Drenas) është rritur dhe shkolluar në Kosovë.
Ai në këtë intervistë thotë se ka ardhur koha që ne nga diaspora me përvojën tone në emigrim, të sjellim ne Kosovën e lirë e të pavarur, shtetin e Kosovës, ndryshime thellbësore, sidomos ato që lidhen me interesat e shqiptarëve jashtë vendit.
Arbeni thotë se nga Kuvendi i Kosovës, ai do të jetë urë lidhëse e komunitetit shqiptar në diasporë me institucionet e shtetit të Kosovës, por njëkohësisht edhe me institucionet e vendit nga ai po shkon të kandidojë, pra, nga SHBA.
“Pozita ime si deputet do t‘u kishte ndihmuar jo vetëm qytetarëve jashtë vendit, po edhe sistemit të atjeshëm në thjeshtimin e procedurave burokratike, duke sjellë përvoja nga vendi ku jetojmë”, thotë në këtë intervistë Dautaj. Ai thotë se “më shumë flitet sesa është bërë për diasporën. Por, shpreson se tani ka ardhur koha, që gjërat të ndryshojnë”.
Arben Dautaj, është një nga tre kandidatët nga radhët e PDK-së (#79), që shkojnë në Kosovë, nga diaspora. Ai në këtë intervistë për Bota sot, me gazetarin Beqir Sina, nga SHBA, thotë se në radhë të parë përfaqëson diasporën shqiptare, e më pasë natyrishtë edhe partinë më të madhe në Kosovë, e cila i dha besimin që ai të kandidojë me partinë më të madhe në vend.
Nga veprimtaria juaj në diasporë, dukeni se nuk jeni krejt rastësisht i përfshirë në politikë. Pse vendosët të kandidoheni për deputet nga SHBA?
Diaspora shqiptare historikisht e në vazhdimsi ka qenë terthorazi e imvolvuar në politikë. Mirëpo, duke parë zhvillimet e fundit në politikën Kosovare dhe njëherit hapësira që ofroj Partia Demokratike e Kosovës e kryesuar nga dr Enver Hoxhaj për kryeministër, për kandidatët nga diaspora ishe rasti me i mirë që të kyqem dhe ta jap kontributin tim duke promovuar kapacitet ekonomoke, që ka diaspora dhe mundësin e investimeve në atdhe.
Pse pikërisht ju, çfarë oferte do të ofroni për mërgimtarët nga Kosova në SHBA?
Është, hera e parë, në Kosovë, që një parti del me kerkesën që edhe diaspora të kyqet dhe të reprezentohet nga vet pjestarët e sajë. Kështu që, ky është vetem fillimi i një hapjeje më të madhe të partive politike përball mërgatës.
Posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, nuk është përvojë e re në politikën e Kosovës. Pse nuk u ndoq më kjo përvojë, nga partitë e tjera, përfshirë partinë tuaj?
Çdo fillim është i vështirë, por unë besoj që do të jemë zë i fuqishëm i mergatës në Kuvendin e Kosovës, falë asaj mbështetjës së mergimtarëve tanë, ndër vite.
Me fuqinë politike që ka PDK-ja, si partia më e madhe në Kosovë, sa e keni menduar fitoren në se e arrini në të mirë të diasporës ? veçanërisht mërgimtarët kosovar në SHBA
Partia Demokratike e Kosovës, është parti e dalë nga lufta, nga gjaku i deshmorëve, është Partia më shtet ndërtuese dhe vizion për brezat që vijnë. Jam krenar që kjo parti i hapi krahët e sajë që ta përfshij diasporën.
Në fakt, a do të keni legjitimitetin për të përfaqësuar edhe diasporën shqiptare?
Do ta mbështës çdo ide që nuk është me e re, që në mënyre ligjore diaspora të prezentohet në Kuvendin e Kosovën, me dinjitetin e plotë, dhe integritetin e diasporës.
A jeni në dijeni të problemeve të mërgimtarëve? Të cilat ndoshta nuk janë probleme vetëm rregullimin e dokumenteve?
Nuk ka statistika të sakta se sa shqiptarë nga Kosova janë të regjistruar për të votuar dhe nuk është bërë ndonjë fushat e veqant për t’u regjistruar për të votuar, më 17 Shkurt.
Nëse zgjidheni deputet, sa mendon do të jetë “efektive” mbështetja nga SHBA?, pra çfarë pret nga miqt e tu këtu në SHBA, a ke marrë premtime për mbështetje?
Unë shkoj atje si pjesë e komunitetit shqiptar të Amerikës dhe i ftoj të gjithë ata shqiptarë të Amerikës që janë të regjistruar që të votojn PDK dhe numrin # 79. Unë e kam dëshmuar për më shumë se katër dekada se kam qenë në çdo aktivitet dhe kontribut të shqiptarëve të Amerikës, për Kosovën, dhe mbarë çështjen shqiptare.
Po! Kuvendi i Republikës së Kosovës, i ka 20 vende të Rezvuara. Atëhere pse mos ti këtë 10 vende të reservuara për diasporēn që ishte mekanizmi kryesor për pavarsin e Kosovës, dhe njëherit motori kryesor i ekonomisë së shtetit të Kosovës.
A pajtoheni edhe ju me kritikat nga diaspora, se politikanët në Kosovë, Shqipëri, e trojet shqiptare interesohen ose u bie ndërmend për diasporën, vetëm kur ka zgjedhje? ose kanë interesa partiak për promovimin e tyre në diasporë!
Për hir të së vërtetës, në përgjigje të pyetjes suaj, deri me tani ka qenë diaspora ajo që për politiken kosovare, ka pas një respect të veçant, çka për fat keq nuk ka qenë reciproke. Por mendojë se tani prej këtu duket se ka përfunduar gjithëçka. PDK-ja, si një nga partit me të mëdha ne Kosovë, është duke ndryshuar qasjen ndaj diasporës.
Remitencat e mërgimtarëve të Kosovës, dihet se më shumë po shkojnë për konsum, dhe shumë pak nga SHBA, për investime, a keni menduar në këtë drejtim se si do të ishte më së miri të konvertohen në investime nga diaspora?
Deri me tani nuk ka ndonjē mekanizëm i cili merret direkt me thithjen e investimeve nga diaspora, por unë do të angazhohem që të krijohen bazamete ligjore për tërheqjen dhe të krijohen lehtësirat ligjore për investitorët nga diaspora – SHBA.
A keni ndonjë mesazh që do ta përcillni nëpërmjet kësaj interviste?
Mesazhi im është: Votoni përfaqsuesin e juaj të diasporës të fillojm perfaqësimin institucional ne Kuvendin e Kosovës.