Dautaj prezantohet te Istogu

26 korrik 2021 | 21:00

Futollisti i njohur Qëndrim Dautaj është futbollist i ri i Istogut. Skuadra nga Liga e Parë ka synime të mëdha në edicionin e ri futollistik.

Dautaj edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, derisa luajti edhe për Besën, Feronikelin dhe Ferizajn.

Njoftimi i plotë nga FC Istogu:

✍️? Zyrtare: Qendrim Dautaj transferohet tek Istogu

Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mesfushorin Qendrim Dautaj.

Mesfushori Dautaj sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Qendrimi luan në rolin e mesfushorit ofanzivë, është 30 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

30 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit.

Në të kaluarën Qendrimi ka luajtur për shumë skuadra të njohura  kosovare si: Feronikeli, Besa, Ferizaj, Vëllaznimi dhe Gjilani.

I dëshirojmë mirëseardhje Qendrimit në klub, duke i uruar shumë suksese!

#QendrimDautaj #FCIstogu ?⚪️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca,…