Dauti komenton zgjedhjet në Britani: S’ka shenja se do të ndryshojë politika ndaj Kosovës
Historiani Daut Dauti, ka komentuar zgjedhje në Britani të Madhe, të cilat i ka fituar në mënyrë domethënëse partia Laburiste, e udhëhequr nga Kier Starmer, që tashmë është zyrtarizuar si kryeministër i ri.
Dauti ka treguar ndryshimet në elektoratin britanik.
Megjithatë, historian Dauti, që jeton në Britani, ka treguar një shenjë të mirë të këtyre zgjedhje. Sipas tij, nuk ka shenja që politika karshi Kosovës e laburistëve do të shënojë ndonjë ndryshim.
“Një gjë e mirë është se politika e qeverisë së re laburiste nuk ka dhënë shenja se do të shënojë ndonjë ndryshim ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Një lajm tjetër i mirë brenda konzervativëve është fitorja e Alicia Kearns, e cila me funksionin e saj të rëndësishëm ka shprehur qëndrim të drejtë për Kosovën”, ka shkruar Dauti në “Facebook”.