
Dauti publikon një fotografi të papublikuar më parë: Albin Kurti e Memli Krasniqi dikur në Londër
08 prill 2025
| 10:57
Sot kundërshtarë politikë, por vite më parë në Londër kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, dilnin bashkë.
Një fotografi nga një takim mes Kurtit e Krasniqit e ka publikuar gazetari e publicisti Daut Dauti, i cili kishte qenë zëdhënës i qeverisë në kohën kur Bajram Kosumi ishte kryeministër.
“Kjo fotografi është e kohës kur në lokalet e Londrës ende nuk ka qenë e ndaluar pirja e duhanit kurse muhabeti shoqëroro-vëllazëror”, ka shkruar Dauti në “Facebook”.