
David Beckhami sërish përballë gjykatës
15 shkurt 2019
| 14:19
David Beckhami mund të dalë përpara gjykatës pasi është fotografuar duke folur në telefon teksa drejton një motor.
Akuza e radhës vjen vetëm tetë javë pasi ai u dyshua se i jepte makinës me shpejtësi tej normave të lejuara. Në gjyqin e parë rezultoi se ish-ylli i futbollit nuk e kishte shkelur kodin rrugor.