
David Guetta shfaqet me të dashurën në Miami
02 prill 2018
| 10:53
Dj i famshëm botëror David Guetta ka marrë pak kohë nga puna e tij për të shijuar çaste romantike me të dashurën në Miami.
Ylli botëror, që po zhvillon një koncert në Ultra Music Festival, është fotografuar duke u puthur me Jessica Ledon. 50-vjeçari dhe e dashura e tij po relaksoheshin në rrezet e diellit nën shoqërinë e njëri-tjetrit.