David-Maria Sassoli zgjedhet president i ri i Parlamentit Evropian
President i ri i Parlamentit Evropian është zgjedhur David-Maria Sassoli.
Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe Ska Keller (Greens/EFA, Gjermania), Sira Rego (GUE/NGL, Spanja) dhe Jan Zahradil (ECR, Çekia).
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama, ka uruar në këtë pozitë të re David-Maria Sassoli.
“Shumë urime presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Evropian, z. David Sassoli me të cilin kam pasur rastin të njihem dhe të bashkëpunojë gjatë punës sime si ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali. Ai është një përkrahës i madh i Kosovës që prej kohës së luftës kur ka punuar si drejtor i lajmeve në RaiUno. Ai do na përkrahë në agjendën evropiane, është mbështetës i Kosovës”, ka shkruar Lama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/