David Sassoli nesër në Tiranë

02 shkurt 2020 | 23:28

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli nesër do të arrijë për vizitë në Shqipëri, ku do të ketë takime me krerët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe opozitën.

Sassoli në orën 14:45, do të jetë i pranishëm në sallën e seancave plenare, ku do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pas takimit, me Ruçin në orën 15:15, presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.Në Tiranë Sassoli do të qëndrojë dy ditë, ku do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi,  kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi.  Në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave. Sassoli është shprehur optimist se negociata do të hapet para Samitit të Zagrebit./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Al-Kaida në Gadishullin Arabik (AQPA) mori përgjegjësinë për një…