Davide Orsato do të gjykojë gjysmëfinalen, Argjentinë-Kroaci

11 dhjetor 2022 | 17:40

Gjysmëfinalja e parë e këtij Botërori, Argjentinë-Kroaci, do të ketë një ekip arbitrimi tërëisht italian, me në krye famozin, Daniele Orsato.

Në vijat anësore do të pozicionohen napolitani Carbone dhe Giallatini nga Roma, ndërsa dhoma e VAR do të plotësohet me Irratin dhe Valerin sërish nga Roma.

Megjithatë, prania e Davide Orsatos në këtë ndeshje, me shumë mundësi do të jetë e fundit për këtë Botëror, pasi do të jetë shumë e vështirë për të, që të zgjidhet sërish për ndeshjen finale më 18 dhjetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet e grupeve kriminale…