Davies: Ia kërkova fanellën Messit, por ai ishte i zemëruar

20 gusht 2020 | 12:02

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munchen, Alphonso Davies, ka thënë se Lionel Messi nuk kishte pranuar t’ia jepte fanellën atij, pas humbjes turpëruese 8:2 që Barcelona e pësoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.

Davies me bashkëlojtarë e mundën 3:0 Lyonin në gjysmëfinale të mërkurën në Estadio Jose Alvalade, duke ia siguruar Bayernit një vend në finale kundër PSG-së.

Kjo fitore e Bayernit vjen pas triumfit tronditës kundër Barcelonës në çerekfinale, në një mbrëmje në të cilën dështimi i vetëm që Davies e përjetoi ishte mosarritja t’ia marrë fanellën 10-shit të famshëm. Adoleshenti i talentuar kanadez e kupton Messin dhe thotë se shpreson se do ta ketë mundësinë ta marrë fanellën e tij një herë tjetër.

“Ia kërkova fanellën, por mendoj se ishte paksa i zemëruar. Është OK, shpresoj që herën tjetër”, ka thënë Davies.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të…