![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/davies.jpg)
Davies refuzon rinovimin me Bayernin, dëshiron kalimin në Real
01 dhjetor 2023
| 16:03
Alphonso Daviesit i skadon kontrata në qershor të vitit 2025 dhe deri më tani ka refuzuar propozimet e klubit gjerman Bayern Munchen për rinovim kontrate.
Davies, siç raportohet nga mediat gjermane dhe spanjolle, në fakt ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me “bavarezët” dhe t’i bashkohet “galaktikëve” të Real Madrid.
Bayerni, edhe pse nuk ka hequr dorë nga ideja e rinovimit me anësorin, tashmë ka nisur të vlerësojë lamtumirën e këtij të fundit.